Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar qeverinë e re të kryeministrit Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Abbott tha se është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, dhe se duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit.
“Me 6 tetor, kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë kosovarëve”, deklaroi Abbott.