Abbott takohet edhe me Haxhiun, thotë se pret që në muajin e ardhshëm ajo të vizitojë Britaninë

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai ka bërë të ditur se Haxhiu muajin e ardhshëm do të shkojë për vizitë në Britani.

“Ne reflektuam mbi gjerësinë e bashkëpunimit Britani-Kosovë për sundimin e ligjit dhe ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për organizatat për të drejtat e grave”.

“Ne gjithashtu prisnim me padurim vizitën e saj në Britani të Madhe muajin e ardhshëm”, ka thënë Abbott në platformën X.

Të ngjashme