Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, kafen e mëngjesit të mërkurën e ka pirë së bashku me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Abbott tha se diskutuan për planet e Abdixhikut, për të ardhmen e LDK-së dhe për rolin krontruktiv të opozitës që presin ta kenë.
“Unë i ofrova Lumirit urimet e mia gjatë kafes këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, shkroi ai.