Abbott thotë se e mbështesin komunitetin LGBTI dhe të drejtën për krijimin e familjes

Prishtinë | 11 Tet 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka zhvilluar takim me Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në këtë takim ku është diskutuar për të drejtat e njeriut, Abbott ka thënë se Britania e Bashkuar e mbështet komunitetin LGBTI si dhe të drejtën për krijimin e familje.

Ai përmendi edhe mëtimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Pozicioni është i qartë se e mbështesim LGBTI sepse besojmë se gjithë individët të krijojnë familjet e tyre dhe kjo është ajo që mendojmë dhe do të jemi në Kosovë ta mbështesim dhe që ta bëjmë këtë Kod. 50 vjet më parë, ne në Britani të Madhe ishim në pozicion me juve dhe bota ka ndryshuar”.

“Personalisht mendoj se është një harmoni që duhet të krijohet. Një mik i imi në fakultet që e kam njohur para 35 viteve, dhe ai dhe partneri i tij janë martuar dhe kanë një familje dhe kanë së bashku tre fëmijë. Ju jeni pjesë e vlerave evropiane dhe duhet dëshironi të je i pjesë e Këshillit të Evropës dhe do të dërgojmë gjëra tek ambasadat tona në që janë anëtare të KE-së që Kosova të pranohet si anëtare në Këshillin e Evropës”, tha Abbott.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/deputetet-i-tregojne-ambasadorit-abbott-qendrimin-kunder-kodit-civil/

Të ngjashme