Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka folur për fluksin e madh të njerëzve të moshuar para sallës 1 tetori, të cilët janë duke pritur për ta marrë vaksinën që nga mëngjesi i hershëm.
Tutje, ai tha se kjo është pa papërgjegjësi, duke shtuar se qeveria ka rënë në gjumë.
Njoftimi i plotë:
Papërgjegjësi!
Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë!