Komisioni për Buxhet dhe Financa me vota unanime ka miratuar projektligjet për FSK-në.
Lumir Abdixhiku tha se Kosova shpenzon vetëm 07% të brutoproduktit për mbrojtje, raporton Ekonomia Online.
“Kosova shpenzon vetëm 0.7% të brutoproduktit për mbrojtje. Ushtria e Kosovës këtë vit do të ketë buxhet 53 milionë, në vitin 2020 – 57 milionë dhe në vitin 2021 – 62 milionë euro”.
Ali Lajçi tha se e përkrah projektligjin për FSK-në.
“Ka edhe mangësi sepse trajtohen në bazë të ligjit për FSK-në. Kështu siç është edhe çdo tentim të dinamizimit dhe përparimit të FSK-së drejt një misioni ushtarak. Unë e përkrahi fuqimisht. Miratimi i ligjeve pa një kosto financiare është pak problematike”.
Deputetja Safete Hadërgjonaj tha se e rëndësishme është që ushtria të formohet.
“Ne si kuvend kemi të drejtë të miratojmë kërkesa që vijnë për të ndryshuar ligjin, ne e kemi problemin me e formu ushtrinë”.
Deputeti Enver Hoti tha se pas formimit të ushtrisë vendi do të njihet më mirë në fushën e sigurisë.
“Nuk kemi pasë ndonjë projektligj më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit se sa kjo pako e projektligjeve”.