Abdixhiku apo Hoti, LDK-ja vendos nesër

Prishtinë | 30 Jan 2026 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në një moment vendimtar politik pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, dhe nesër 354 delegatë do të vendosin nëse do të mbajnë Lumir Abdixhikun në krye të partisë apo do të hapin rrugë për një udhëheqës të ri.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen, por jo si akt të përfunduar, duke lënë vend për votimbesim nga Kuvendi i LDK-së. I vetmi kandidat publik për ta zëvendësuar është ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka shaqur hapur synimet e tij për kryetar gjatë javës së kaluar.Analisti politik Visar Ymeri thekson se mungesa e një dorëheqjeje të plotë ka kufizuar debatet dhe prezantimin e vizioneve alternative brenda partisë.

“Kandidatura e z. Hoti është e lidhur me një garë të mundshme vetëm nëse pranohet dorëheqja e Abdixhikut. Pa këtë hap, nuk ka pasur shumë hapësirë për të analizuar platformën e pretendentëve,” tha Ymeri për Dukagjinin.Ai vuri në dukje se sfida kryesore për LDK-në është të gjejë balancën midis përvojës dhe rinisë.

“Partia ka nevojë edhe për njerëzit me përvojë politike, por edhe për ata të rinj që mund të sjellin energji dhe ide të reja. Një rritje e qëndrueshme nuk mund të arrihet vetëm duke mbajtur njerëzit që i ke pasur gjithmonë,” tha Ymeri.

Të ngjashme