Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
I pyetur se a do të kenë sot një emër për president, ai nuk dha përgjigje.
Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.
Kurti deklaroi shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate.