Abdixhiku bashkë me bashkëshorten shpërndajnë dhuratat e Viti të Ri për fëmijët e stafit të LDK-së

| 27 Dhj 2024 | 12:09 | Nga

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën, këtë të premten kanë ndarë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së.

Abdixhiku ka uruar që këta fëmijë e të gjithë fëmijët e Kosovës të jenë gjithmonë plot dashuri e jetë.

Postimi i plotë:

Me Albinën, këtë mëngjes ndamë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së. Fëmijët e atyre që angazhohen secilën ditë, para e prapa ekraneve, që kjo shtëpi e demokracisë të jetë një dritë shprese për secilin.

Sa shumë dashuri, gëzim e jetë!

Dhe jetë, këta e fëmijët e tjerë të Kosovës paçin përherë!

Ju faleminderit që na zbukurat selinë!

Të ngjashme