Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se 9 Prilli shënon një ndër betejat më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, atë të Beteja e Koshares, duke nderuar 114 dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e lirisë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se kjo betejë përfaqëson përpjekjen e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci, duke rikujtuar sakrificën e heronjve dhe rëndësinë e lirisë për qytetarët e Kosovës.
“Sot nderojmë datën e 9 Prillit dhe me këtë njërën prej betejave më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, atë të thyerjes së kufirit shqiptar-shqiptar, Betejën e Koshareve. Dhe me këtë nderojmë të gjithë rënët e 114 heronjtë, dëshmorët e altarit të lirisë, dhe falënderojmë të gjallët, ata që bënë të mundur një ëndërr historike të realizohet e të bëhet realitet”, tha ai.
“Kosharja është dëshmi e përpjekjes së madhe të popullit shqiptar për liri, për pavarësi dhe demokraci. Altari i Republikës së Kosovës është i mbushur me sakrificën e heronjve tanë, djemve më të mirë të këtij vendi, dhe në këtë ditë, në 27 vjetorin si për çdo përvjetor, ia rikujtojmë vetes dhe popullit të Kosovës se sa shtrenjtë dhe sa shenjtë është liria jonë. Lavdi atyre që bënë betejën më sublime dhe më të jashtëzakonshme të popullit shqiptar, të kësaj Kosharje, dhe falënderimet e përjetshme për të gjallët që na qëndrojnë sot si kujtim i vazhdueshëm i kësaj sakrifice. Urime popullit shqiptar dhe popullit të Kosovës për këtë ditë të lavdishme”, tha ai.
Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizim me armatim dhe mbështetje logjistike.
Kjo betejë zgjati deri më 10 qershor 1999 dhe u zhvillua në kushte të vështira, duke u konsideruar si një moment me rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. ke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës.
