Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos paguar mësimdhënësit të cilët kanë mbajtur grevë
Ai ka garantuar se LDK do të japë pagat për mësimdhënësit herët apo vonë.
“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.
Fjalimi i plotë:
- Jemi në javën e parë të tetorit, dhe 25 mijë mësimdhënës, përkatësisht 25 mijë familje kosovare
janë lënë pa të ardhurat e tyre mujore. Dhe ky dënim ndaj tyre vjen në kohë të një krize të
paprecedentë. Të një viti me inflacion rekord, e të një dimri të vështirë si pak dimra të tjerë. Ky
është nivel i ri i ulët i pandjeshmërisë ndaj njerëzve të këtij vendi. - Tani greva është ndërprerë. Me të ka rënë dhe fantazia e pushtetit për rënie të qeverisë e armiq
të brendshëm kundër shtetit. Por nuk ka rënë apetiti i pushtetit për të treguar forcë e për t’i
ndëshkuar me forcë të plotë – pikërisht në tërheqje – solidarizuesit me grevën. - Pra hakmarrja e pushtetit merr formën e shkeljes; dhe atë shkelje ndaj mësimdhënësve të
vendit. Kjo është beteja e Albin Kurtit sot. Kë do të shkelë ky? Të 25 mijë mësimdhënësit tanë
me nga 400 euro pagë; në kohën më të rëndë të përballueshmërisë së tyre? A janë këta armiqtë
e vendit? Lider par ekselancë. - Në këtë vogëlsi të tij, prej hakmarrësi ndaj të dobëtit, ai ka vendosur të jetë selektiv. Ka paguar
të gjithë grevistët e tjerë në sektorin publik, por ka vendosur t’i dënojë vetëm mësimdhënësit e
shtetit. Sot, të papaguar e dënuar janë vetëm 25 mijë mësimdhënësit grevist; jo grevistët e tjerë.
Dhe nëse respektimi i ligjit qenka kërkesë, pse nuk vlejti për të gjithë njëjtë. Nëse pagesa e
mësimdhënësve qenka shkelje e ligjit, a e keni shkelur ligjin dhe për te tjerë. - Pra ju ose nuk po e kuptoni ligjin ose e kuptoni mirë por jeni hakmarrës. Në të dyja rastet jeni
jokompetentë dhe jo të denjë për pozitat që mbani. - Sepse po ta kuptonit ligjin, përveç se nuk do të ishit selektiv, ju do ta kuptonit që kjo
kompetencë nuk ju takon juve fare. Është kompetencë e drejtpërdrejtë e qeverisjes lokale – pra
komunave. Dhe për dallim nga ju, komunat e Kosovës e kanë kuptuar që ligji nuk lejon ndalesën
e pagës. Sepse për dallim nga ju, ata nuk po e injorojnë nenin 13. - E vërteta e vetme është se Kurti kërkon krizë. Sepse krizën e ka mjet mbijetese. Ai është mësuar
të krijoj kriza e të rritet me to. Prandaj nuk di si të funksionojë ndryshe. I duhen armiq. Dhe kur
këta armiq nuk janë, ai provon t’i krijojë me zor. - Njerëzit tanë janë lodhur me kriza. Janë lodhur me beteja të parëndësishme. Ky vend nuk ka
nevojë për drama të Kurtit e të fanatikëve të tij. Sot, në vend të pagesave të mësimdhënësve
duhet të flasim për reformën në arsim. Të flasim për 40 çerdhet e reja të premtuara që nuk janë
askund. Sepse po të ishin nisur tashmë këto 40 çerdhe, fëmijët do të ishin aty, nënat do të ishin
në punë, e investimet kombëtare do të merrnin rritje. Por ti asnjërën nuk po e bën sepse je
mësuar të zhbësh. - Mësimdhënës, po ju garantoj, pagat tuaja do të jepen – ato do të paguhen herët ose vone.
Merreni këtë si zotim timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri atëherë, do të përdorim
çdo rrugë ligjore e institucionale për të ndërprerë padrejtësinë e pushtetit ndaj jush.