Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se dyert e debatit në partinë që ai drejton janë të hapura.
Këto komente ai i bëri pasi është takuar me një delegacion njëzet anëtarësh – doktorantë e profesorë universitarë nga Gjermania.
“Pjesëmarrësit, bursistë të KAS, së bashku me profesoreshën dhe nënpresidenten e fondacionit, Dr. Beate Neuss, shprehën interesim për gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen që si shoqëri po synojmë”, ka thënë Abdixhiku. “Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare e të çështjeve të sigurisë shtruan pyetje e tema diskutimi mbi ambiciet tona euro-atlantike si shtet dhe vizionin tonë politik si parti”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se këto takime do të mbahen në vazhdimësi.
Postimi i plotë:
Në zyret e LDK-së, sot prita për bashkëbisedim një delegacion njëzet anëtarësh – doktorantë e profesorë universitarë nga Gjermania. Pjesëmarrësit, bursistë të KAS, së bashku me profesoreshën dhe nënpresidenten e fondacionit, Dr. Beate Neuss, shprehën interesim për gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen që si shoqëri po synojmë.
Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare e të çështjeve të sigurisë shtruan pyetje e tema diskutimi mbi ambiciet tona euro-atlantike si shtet dhe vizionin tonë politik si parti.
Takimet bashkëbiseduese brenda LDK-së, me akterë të brendshëm e ndërkombëtarë pa dallim, do t’i mbajmë në vazhdimësi – për të kuptuar në njërën anë bindjen e të tjerëve për ne, e për t’i shtruar bindjet e mendimet tona tek të tjerët. Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura.