Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe njëherit deputet i kësaj partie, ka thënë se Vettingu dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nuk mund të ndahen si procese siç po kërkon kryeministri, pasi të dyja janë pjesë e procesit të reformës në drejtësi.
“Është e vërtetë që kemi pasë një ftesë nga kryeministri për takim. Por nuk është problem lokacioni. I kemi dy ligje në pako, Byroja dhe Vettingu dhe besoj se bëjnë të dyja pjesë në reformën në drejtësi dhe nuk mund t’i ndash. Mund t’i ndash, por rendi e do që të ketë procese konsultative dhe gjithëpërfshirje. Edhe në sistemin e drejtësisë, me katër parime që shefi i GP i ka prezantuar si qëndrime të partisë. Mbështetjen tonë për reformë në parim e kemi dhënë, pa e prekur Kushtetutën. Jam vullnetar unë dhe grupi parlamentar për verifikimin e pasurisë”, ka thënë Abdixhiku.
Në fund, Abdixhiku duket se e dëgjoi Kurtin duke e thënë të kundërtën dhe u nervozua e i tha rrugë e mbarë.
“Nëse kryeministri vendos të shkojë pa konsultim, siç e dha urdhërin teksa unë flisja këtu, atëherë rruga e mbarë iu qoftë”, ka thënë Abdixhiku.