Abdixhiku: Është gjendje e rëndë, i krahason bizneset me barrikada të Radojiçiqit

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg të hapur të energjisë elektrike.

Në emisionin Pressing në T7, Abdixhiku ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit në detyrë, që krahasoi këto protesta me barrikadat në veri.“Është gjendje e rëndë, i krahason bizneset me barrikada të Radojiçiqit”, ka thënë Abdixhiku. “Janë mbi 100 mijë punëtorë që punojnë në këto biznese që preken nga çmimi i energjisë, por më duhet ta them me zemër të plastë, janë këta njerëz që kanë votuar 42 %. Ky është rast i paprecedent. Nuk kanë zgjidhje për këtë problem që i prek krejt qytetarët”, ka thënë Abdixhiku

Të ngjashme