Abdixhiku: Fushë-Kosova është bastion i LDK-së, do të bëjmë Kosovën një shtet të zhvilluar dhe të fuqishëm

Fushë Kosovë | 28 Jan 2025 | 19:52 | Nga Hasan Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si bastion të LDK-së komunën e Fushë-Kosovës, ku ka mbajtur tubim elektoral me qytetarë, raporton Ekonomia Online.

Para të pranishmëve, kreu i LDK-së tha se partia e saj ofron vizion të qartë dhe zhvillim ekonomik.

“Jemi në shtëpi, jemi plotë motiv dhe të them të drejtën këtu nuk bjen për të bërë thirrje për mobilizim por tregoni formulën e fitores. Ju këtë formulë e tregoni qartë, prandaj jeni edhe kampin të pamposhtur. Në Kosovën tonë, shteti, biznesi dhe punëtori janë bashkë. Nuk jam këtu që tu them se jemi të varfër e të ankohemi por jam këtu se do t’ia dalim dhe se do ta bëjmë Kosovën prioritete. Sot qëndroj para jush që të besojë në Republikën tonë”.

“Dhe në këto ëndrra të mëdha tona, ne gjejmë njëri tjetrin, atë që e keni afër tani; jo si copëza të një shoqërie të ndarë, por si qytetarë të një Republike krenare, si një popull, nën një flamurin, nën një fat të përbashkët. Ky fat i yni nuk farkëtohet nga frika, por përcaktohet nga shpresa”.

“Sot qëndroj para jush me zotimin për një ambicie të madhe. Një që ju fton juve dhe secilin tjetër të besojnë në Kosovë. Ky vend i pasurive përrallore, i njerëzve të shkëlqyeshëm e familjeve punëtore, ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim na vjen si thirrje e gjyshërve tanë e si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ky tregim na thërret që të bëhemi të barabartë mes popujve e kombeve evropiane. Dua ta shoh Kosovën jo si të fundit në rajon, por si një vend krenar pijetar mes të tjerëve përreth, si një shtet ku mirëqenia, mundësia e uniteti nacional janë pjesë e përditshmërisë sonë”.

“Sepse, aty ku ata kanë ofruar radhë të gjata për blerjen e librave, ne kemi mësim gjithë ditor për fëmijët kosovarë, shpresën e ardhme të këtij vendi. Shujta të ngrohta, 8 orë në shkollë, fëmijë të dijshëm e të shëndoshë. Aty ku ata kanë ofruar meremetime klinikash e lyerje sallash, ne kemi ndërtimin e Spitalit të Ri në Kosovë. Kushte moderne nga shekulli i ri, përkujdesje me sigurime shëndetësore e me digjitalizim. Aty ku ata kanë vështruar rritjen e çmimeve e sfidën e përballueshmerisë, ne kemi ofruar paga të larta e të ardhura me dinjitet. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, deklaroi Abdixhiku.

Të ngjashme