Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjes ortodokse.
Abdixhiku, mes tjerash potencoi që qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri, njofton Klankosova.tv.
‘’Të dashur qytetarë të besimit ortodoks, Gëzuar Krishtlindja ortodokse. Qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri”, ka thënë Abdixhiku në urimin e tij.
“Uroj që kjo ditë feste t’i gjejë tavolinat e juaja plotë begati. Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Gëzuar për shumë mote!’’.