Abdixhiku: Jam i vendosur të krijoj paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor

Prishtinë | 05 Tet 2024 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është i vendosur të krijoj paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.

Këto komente, kreu i LDK-së me banorët e fshatit Ngucat të Malishevës ku ka publikuar edhe një video.

“Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona. Jam i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor. Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme