Abdixhiku kritikon VV-në: A po e kuptoni pse me të tillët s’mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Prishtinë | 01 Maj 2025 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet jashtë vendit, reagoi pas dështimit të radhës së seancës për konstituimin e Kuvendit, ku kryesuesi Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryetarin e kuvendit

Abdixhiku e cilësoi këtë veprim si arbitraritet të plotë.

Ai kritikoi VV-në, duke thënë se s’e njohin njerëzoren, as fjalën e as kurrizin.

Postimi:

A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Të takojnë, të mashtrojnë!

Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.

Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!

Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!

Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!

Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.

LDK e ka të qartë.

Prandaj është konsistente.

Para, gjatë e pas zgjedhjeve.

Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!

Të ngjashme