Abdixhiku: Kurti është dorëzuar, po dëshiron krizë

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 14:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës është i dorëzuar përballë grevës dhe po dëshiron krizë, raporton Ekonomia Online.

Tutje ai tha, se Kurti ka paranojë se armiqtë i janë bërë bashkë për ta rrëzuar, por sipas tij, më shpesh e përmendin rrëzimin “këta sesa”.

“Albin Kurti është i dorëzuar, i ka ngritur duart. Përtej paranojat se armiq iu janë bërë bashkë, ai listoi disa masa pa i kuptuar vetë ato masa, përmendi masa e duke e pasur 20 për qind inflacion, përmendi pako për energji a në pikun e verës oshim pa energji, përmendi pakot për mësimdhënësit a në fakt që dy javë është grevë”, tha ai.

“Si një parti e qendrës së djathtë, t’i shohësh një majtist fanatik në përballje me sindikatën, është e habitshme”, tha Abdixhiku.

“Ky kryeministër po dëshiron krizë, e këtë përse po e dëshiron unë nuk e di”, tha tutje ai.

Të ngjashme