Abdixhiku, Kurtit: A je mirë? A je i vetëdijshëm se çka po flet?

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së kanë pasur një përplasje të ashpër e me sulme brutale ndaj njëri tjetrit.

“Albin a je i vetëdijshëm, që je kryeministër edhe i veriut të Kosovës? Çështja e armëve është përgjegjësi e jotja, është detyrë e Policisë dhe jo e dialogut. Jo gjashtë, 22 udhëzime i ki prej Gjykatës Kushtetuese.” – u shpreh z. Abdixhiku në fjalën e tij qortuese ndaj Abdixhikut.

“Nuk ka polarizim më të madh në fjalimin tënd. A je i vetëdijshëm se çka po flet? Si me i pasë dy pole të mendimit në mendjen tënde. A je mirë?” – e pyeti z. Abdixhiku.

Kurti i mëshoi vazhdimisht se marrëveshja e 2015-s ishte arritur nga Isa Mustafa, e të cilin e quajti kryetar nderi të LDK-së.

“Nuk po e kuptoj Abdixhikun, a po sugjeron që të hyjë me forcë në veri? Unë deputetin Abdixhiku e kam pasë ministër.” – vazhdoi ai, duke bërë edhe sulme të ulëta ndaj z. Abdixhiku dhe z. Hoti duke thënë se nuk vlenin as sa çereku i zëvendëskryeministrit të tij aktual e i ministrit aktual të financave.

Të ngjashme