Abdixhiku: Kushtetuta është dokumentit themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë

Prishtinë | 09 Pri 2026 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Kushtetuta është dokumentit themelor që vulosi shtetësinë, sovranitetin dhe rendin demokratik të vendit tonë.

Sipas tij Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit, në përforcimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Postimi i tij i plotë:

Me rastin e 18 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dërgon këtë mesazh:

“Sot, bëhen 18 vite nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumentit themelor që vulosi shtetësinë, sovranitetin dhe rendin demokratik të vendit tonë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit, në përforcimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. E po ashtu është zotimi ynë kolektiv për një të ardhme më të mirë, për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë.

Në këtë 18 vjetor, ne kujtojmë me mirënjohje të thellë sakrificën dhe vendosmërinë e popullit tonë që i hapi rrugë krijimit të këtij dokumenti historik, si dhe të gjithë qytetarëve tanë që me përkushtim punuan dhe kontribuuan në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e shtetit tonë, mbi vlerat demokratike.

Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për të vazhduar angazhimin tonë për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe euroatlantike.

Urime, Dita e Kushtetutës!”

Të ngjashme