Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit, përmes një postimi në “facebook”, thotë se LDK do të jetë zë i arsyes.

“Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit. Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik. LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij”, ka shkruar ai.

Të ngjashme