Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti po prin në 12 komuna, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në Pejë pret që fitoren t’ia sigurojnë Gazmend Muhaxherit votat e diasporës, ndërsa ka uruar Përparim Ramën për fitore në Prishtinë.

“LDK sonte shpall fitoren. Në Pejë është 49%, presim qe me votat e diasporës të kaloje 50%. Urojme fituesin e garës kryesore ne keto zgjedhje, Përparim Ramën. Një konferencë të fitores së madhe të LDK-së. Me këtë proces Jemi fitues të gjithë qytetarët e Kosovës. LDL konfirmon se ka fituar, prin në 12 komuna. Urojmë përparim në Prishtinë pas 12 vitesh LDK është partia e parë edhe për kandidatë edhe për kuvend komunal. Ky kthim i yni është shenj e një punë të madhe të Përparimit. Nga votat e numëruara nga komisionerët tanë Përparimi ka mbi 36 për qind…”, tha ai.

Të ngjashme