Abdixhiku: Le të shajnë, kaq dinë, kaq bëjnë. Nuk kemi kohë për ta

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka dhënë një përgjigje për gjithë ata që kanë qitë në shënjestër e po shajnë kandidatët e LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se 12 tetori do të jetë përgjigja më e fortë për gjithë ata që po ofendojnë.

“12 tetori do të vijë si përgjigjja më e fortë dhe më e qartë për të gjithë ata mercenarë që kanë vënë LDK-në dhe kandidatët tanë në tabelë qitjeje në këtë fushatë. Le të shajnë. Le të ofendojnë. Kaq dinë, kaq bëjnë. Nuk kemi kohë për ta. Moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK, sikurse dhe populli i Kosovës, ka vendosur ta injorojë. Kemi zgjedhur një rrugë tjetër: të ecim me qytetarë, me njerëzit e ndershëm e të punës dhe përpjekjes; dhe me ta bashkë, të bëjmë fitoren e vjeshtës si nisje të shpresës. Le të fitojmë!”, shkruan Abdixhiku.

Të ngjashme