Deputeti i LDK-së, njohës i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar shpërndarjen e Buxhetit të Kosovës për vitin 2019.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka treguar se nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro shkojnë për paga e skema në vit.
“Që ta dini, nga sot, 740 milionë euro shkojnë për paga e 660 milionë euro për skema”, shkruan Abdixhiku.
“Nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro shkojnë për paga e skema në vit. Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë”, thotë deputeti i LDK-së.
“Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshme për shumë kohë. Popullizmi këtë ka”, ka shkruar deputeti Abdixhiku.