Abdixhiku mbledhë Kryesinë, diskuton për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmerr LDK pas situatës së krijuar

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë, për të diskutuar “hapat e ardhshëm”, që do t’i ndërmarrin.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Si pasojë e zhvillimeve të fundit, pamjeve të shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Kosovës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur anëtarët e Kryesisë ku po diskutohet për hapat e LDK-së në ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Dje në Kuvend ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti.

Tensionet vazhduan edhe pas rikthimit të deputetëve dhe kabinetit qeveritar në sallë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca vendosi që ta vazhdojë seancën, duke e tejkaluar diskutimin që çoi në shpërthimin e dhunës, e që kishte të bënte me bisedat e incizuara mes shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarit dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Sllavko Simiq. PDK-ja nuk pranonte të tejkalohej ky disktuim dhe e bllokoi foltoren e Kuvenduit për disa orë.

Ndërkaq, deputetët e LDK-së nuk u përfshin në tensione. Deputeti Armend Zemaj i kërkoi Konjufcës ta ndërpriste seancën, duke ia lexuar rregulloren e Kuvendit, por kryeparlamentari e refuzoi kërkesën.

Të ngjashme