Abdixhiku: Moskoordinimi me aleatë, në veçanti ShBA-në është akt antishtetar

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas situatës në veri, ku tha se mos-koordinimi me aleatë e në veçanti me ShBA-në është akt anti-shtetar.

Abdixhiku pyeti se kujt i shërben kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe se çka përfiton Kosova kur i dhuron, sipas tij, Serbisë të gjithë aleatët e saj.

“Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se është në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatët e vendit.

Kujtojmë se pas situatës në veri, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”.Ndërsa, Bashkimi Evropian tha se nuk do të pranojnë asnjë veprim të metejshëm të njëanshëm ose provokues.

Të ngjashme