Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk tërhiqet nga inicimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
Tutje, Abdixhiku tha se VV-ja me këto veprime e ka përjashtuar opozitën, duke shtuar se kjo parti po mundohet të shtantazhoj subjektet e tjera.
“Ky ligj duhet të jetë pjesë e reformës zgjedhore, reforma të tilla bëhen me përfshirje e sidomos në drejtim të opozitës. VV-ja me këto veprime e ka përjashtuar opozitën. Veprimet janë me qëllime shantazhimi. Duket se ka kuptua se nuk mund të përballet me problemet fondamentale me pandeminë. Kurti u mundua të shantazhoj se nëse nuk votohet presidenti, shkojmë në zgjedhje. Siç e dini LDK-ja është treguar konstruktive. Shantazhi i sotëm le të kuptohet se Kurti s’po din ta zgjidh këtë çështje ose të krijoj destabiletet në politikë. Në emër të LDK-së, i bëjë thirrje Kurtit që të heqin dorë nga ky shantazh. Këto veprime aspak të përgjegjshme lënë të kuptohet se ai s’ka asnjë interes të zgjidh çështjen e presidentit dhe të votoj Vjosa Osmanin”, tha ai.
“Fillimisht kërkojmë që ky ligj tërhiqet, nëse jo, atëherë kryeministri Kurti nga dërgon në zgjedhje”, shtoi ai.