Abdixhiku nga Meja: Krimet nuk harrohen, të zbardhet fati deri te i fundit

Gjakovë | 27 Pri 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 23-vjetorin e masakrës së Mejes, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit”, raporton Ekonomia Online.

Kreu i LDK-së, tha se është obligim institucional që të zbardhet fati i të pagjeturve deri te i fundit.

“Sot me bashkëpunëtorë të LDK-së jemi për t’i dhënë nderimet tona të përjetshme dhe për të rikujtuar ngjarjet më të dhimbshme të historisë shqiptare të luftës së Kosovës  dhe 23 vjet më parë këtu 376 civil të pafajshëm në moshë 18 vjeç janë vrarë në mënyrë mizore nga forcat serbe dhe i kanë bartur në Serbi”.

“Këto ditë si e sotmja janë shtysë rikujtuese për çdo veprim tonin të tanishëm. Krimet nuk harrohen e sot jemi në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve dhe kemi obligim që fatin e mbi 1600 të zhdukurve ta zbardhim deri tek i fundit. Kjo është e vërteta e luftës së Kosovës dhe është obligim ta zbardhim”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme