Abdixhiku pas protestës së policëve: Heronjtë e veriut, të poshtëruar nga një qeveri që nuk dëgjon

Prishtinë | 01 Nën 2023 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas protestës së dy njësive elitare të Policisë së Kosovës, duke e cilësuar si dëshpërim dhe trishtim nga ana e qeverisë.

Abdixhiku tha se njësia më elitare e shtetit detyrohet të dalë në protestë, të poshtëtuar nga një qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

“Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Pjesëmarrës në protestë ishin pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tona lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë, si dhe mos përfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj”, tha njëri nga policët.

Të ngjashme