Abdixhiku për ftesën e Kurtit: Do të kemi përgjigje zyrtare si i takon një partie

Prishtinë | 05 Maj 2025 | 12:45 | Nga Gzim Mujaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për koalicion, tha shkurt se do të kthejë përgjigje, pa dhënë ndonjë detaj për qëndrimin që do të marrë LDK-ja, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku po ashtu ka lutur bashkëpartiakët e tij që ta trajtojnë këtë ftesë pa arrogancë.

“Asnjë diskutim, ishim në drekë me deputetë. Më lejoni të shkoj në zyrë, ta shoh letrën. Do të kthej përgjigje me kohë. Do të lus edhe njerëzit tanë që të mos e trajtojnë me arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare si i takon një partie”, tha Abdixhiku.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar të hënën një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën e ka ftuar për koalicion qeverisës.

Të ngjashme