Abdixhiku pret në takim Von Cramonin, flasin për temat aktuale politike në vend

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në takim është diskutuar për temat aktuale politike në vend.

“Në këtë takim u diskutua rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve”, thuhet në njoftim.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës.

Abdixhiku falënderoi Von Cramonin për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës.

Të ngjashme