Abdixhiku propozon Shalën për nënkryetar Kuvendi e Bajramin shefe të GP-së

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit, kurse Hykmete Bajramin si Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ai tha se të dy këta emra kanë marrë mbështetjen e partisë.

Abdixhiku u uroi suksese të dyve në këtë detyrë të cilën e konsideroi fisnike.

“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.

Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, shkroi ai në Facebook. 

Të ngjashme