Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Serbia në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendor që ka.
Abdixhiku në një status në llogarinë e tij Facebook, ka shkruar se Kosova në ekipin negociator, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezakë.
“Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka. Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam.
Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë.
Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë”, ka shkruar ai.