Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku thotë se sikurse mbrëmë, edhe sot në ditën e fundit të vitit, Prishtina ishte plotë jetë e gjallëri.
Ai ka njoftuar se ka kaluar një mesditë të këndshme në sheshet e kryeqytetit.
“Nga sheshi Ibrahim Rugova tek George Bush, Prishtina si asnjëherë. Nga festa me Dardanë, tek koncertet në tri sheshe, nga patinazhi i vogël tek shtëpizat dimërore, nga dritat dekorative tek vet njerëzit e familjet – kishte jetë, kishte gjallëri, kishte festë!
Jemi popull e vend me të ardhme të bukur. Këtë të ardhme do ta bëjmë!”, shkroi Abdixhiku