Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë sonte ‘Turneun e Ndryshimit’ në qytetin e Suharekës.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e ‘Turneun të Ndryshimit’ që deri më tash ka udhëtuar në disa qytete të Kosovës.
“Turneu vazhdon. Në përgatitje finale për tubimet e radhës në Suharekë (27 nëntor), Gjilan (30 nëntor), e Olten të Zvicrës (1 dhjetor)”, ka shkruar Abdixhiku.
“Sepse Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë”, ka shkruar ai.