Abdixhiku takohet me të dërguarin e posaçëm të qeverisë gjermane, flasin për Procesin e Berlinit

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas një njoftimi për medie të LDK-së, në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast thuhet se kryetari Abdixhiku e vlerësoi lartë angazhimin e shtuar të qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht. LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Të ngjashme