Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se çfarë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin që kishte me të dhe Vjosa Osmanin.
Abdixhiku thotë se e ka pyetur Kurtin se a do të sillen njëjtë sikur LDK-ja me konstruktivitet në të ardhmen.
“Në takimin e parë që e kam pasur më zotrin Kurtin dhe zonjën Osmani, një gjë e kam kërku prej Kurtit, A do të silleni njëjtë në të ardhmen sic po sillem,i ne, a do të merrni pjesë nëpër seanca, a garantoni që të ardhmen këtë precedent të konstruktivitetit që shumica me pas vendos, sic e thotë kushtetuta, se Kushtetuta thotë që presidenti të zgjidhet me 61 vota. Ta bëni rast kur nesër ne fitojmë”, thotë Abdixhiku.
E lidhur me këtë, Abdixhiku thotë se mori vetëm një gjysmë zotim. Por, sipas tij, kjo nuk i jep arsye që LDK-ja të sillet në mënyrë destruktive.
“Mora një gjysmë zotimi, sepse as aq s’janë në gjendje të bëjnë. Por kjo nuk më jep arsye të sillem në mënyrë destruktive siç sillen tjerët, po të silleshim në atë mënyrë,. Ne do të kishim gaz lotësjellës në seancë, këtë kapitull e kemi mbyll, kur kemi bo koalicion me ta”, thotë Abdixhiku në Rtv Dukagjin.