Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar gruan e tij, Albinën, me rastin e ditëlindjes së saj.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet me fjalët më të përzemërta për bashkëshorten e tij.
“Një urim i veçantë ditëlindje për gruan që më qëndron në çdo hap jetësor – në të mirë e vështirë pa asnjë hezitim. Gjithmonë pozitive, gjithmonë mbështetëse; gjithmonë me hare e jetë. Shtyllë familje, e imja dhe dy vajzave tona. Albina urime! Plot dashni e jetë! Te faleminderit për të gjitha”, ka shkruar Abdixhiku.