Abdixhiku viziton kompozitorin Boshnjaku: Idetë e tij do t’i përfshijmë në versionin e ri të “Rrugës së Re”

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot kompozitorin e njohur kosovar Florent Boshnjakun.

Ai ka lavdëruar punën dhe krijimtarinë e Boshnjakut, duke thënë se në studion e tij kanë bisedua gjatë për muzikën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se idetë që kompozitori i ka shprehur në këtë takim do të përfshihen në versionin e ri të programit “Rruga e Re”.

“Kompozitorin e madh kosovar Florent Boshnjakun, e vizituam në studion e tij në Prishtinë. Nga hapësirat e punës, ku imagjinata e një artisti transofrmohej në melodi që më pas definojnë vet kohën, gjeta gjithë kujtimet e një karriere thjeshtë të jashtëzakonshme 🎼🙌. Me Florentin e Sibelin folëm gjatë për muzikën, festivalet e ngjarjet artistike si forma të domosdoshme të ngritjes sonë kulturore. Florenti, si mjeshtër i madh krijimi që është, si producent e si drejtor artistik i veçantë, kishte ide të jashtëzakonshme, të cilat do t’i përfshijmë në versionin e ri të programit “Rruga e Re”. Ndër to ishte edhe krijmi i një Festivali për fëmijë, ku talentë muzikorë nga gjithë shkollat kosovare marrin pjesë. Më la përshtypje të jashtëzakonshme; sepse së paku fëmijëve u japim një dritare të re që kapërcen përtej qëndrimeve në telefon e ikjeve në qendra tregtare – ku sot duket se janë ngujuar pa përjashtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme