Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë diskutuar me kandidatët për asamble komunale për përpjekjet e mëdha që po bëhen për të arritur sukses në këtë Komunë, për një të ardhme të ndritur për qytetarët e Vushtrrisë dhe për fëmijët e tyre.
“Është kënaqësi e veçantë të jesh në Vushtrri, në një vend të mrekullueshëm me njerëz punëtor e të dashur – në vendin që ka histori”, tha ndër të tjerash kryetari Abdixhiku.
Ndërsa, në një pritje të ngrohtë e të përzemërt në familjen Cakaj, në fshatin Stanoc i Epërm, u diskutua edhe për sfidat dhe kërkesat e banorëve të këtij fshati.
Xhafa është njëri nga kryetarët e komunave i cili ka përmbushur të gjitha premtimet e dhëna në fushatë. Të gjithë jemi të sigurt se edhe kësaj here, ato që do t’ua premtojë banorëve të Vushtrrisë, do t’i realizojë me sukses.