Anëtari i PDK-së, Faton Abdullahu, tha se Partisë Demokratike të Kosovës u janë bashkuar disa studente të reja.
Abdullahu tha se në këtë takim kanë diskutuar për aderimin në PDK-në, çështjen e UÇK-së si dhe për situatën në Kosovë.
“Sot u takova me vajza të reja, studente me shumë energji pozitive për ndryshim, të cilat sot ju bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës dhe të cilat po i besojnë dhe duan ta shtyjnë përpara projektin e ri “Rimëkëmbja”. Bashkë me kolegët Blerta Deliu Kodra dhe Donjet Bislimi bëmë debat interaktiv e kreativ – pse në PDK, pse për UÇK, pse dhe si për Kosovën. Kemi shumë punë e se kemi ndërmend mu ndal”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.