Abdullahu, Kurtit e Osmanit: Të frustruar politikisht – mësyn veriun pa koordinim me SHBA apo Brukselin

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, po e cilëson aventurë, me pasojë rrezikshmërinë për vendin, vizitën në veri, të ushtrues detyrës së Presidentes Vjosa Osmani bashkë me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Në një reagim të tij ai ka rënditur tetë arsye që sipas tij, një vizitë e tillë s’do duhej të bëhej pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe Brukselin.

”Aventura në veri – rreziku që po na pret gjithkund në Kosovë

1) Presidentja (ud), e përzgjedh kryetarin e një partie, në këtë rast z. Kurti, për ta vizitu veriun e vendit. Pse ? Që të fitoj poena politik në prag të zgjedhjeve.

2) Nëse nuk kanë shku për fushatë në prag të zgjedhjeve pse kanë shku pra? A do të zbulohet më vonë, apo do ta mbajnë msheftësi ? Apo thjeshtë është një budallaki politike e radhës.

3) A po i ndihmon Osmani Kurtit VV-së që ta mbaj vijën e përzgjedhur – të mos bëj fushatë sepse është e para – e në anën tjetër me këtë aventurë të bëjë bujë për ta eklipsuar fushatën e të tjerëve.

4) Për këtë fushatë, për këtë qëllim Presidentja (ud) për vete dhe për Kurtin e përdorë policinë e Kosovës të cilën e vë në rrezik ne emër të interesave partiake. Marre.

5) Kryetari i VV-së që ka bo hygjym me ç’kap shtetin do me kap bashkë me Presidenten (ud) veriun e vendit që mandej me çkap – kanë harru që atje bukës i thojnë ‘hleb’

6) Ja kanë mësy këta të dy të frustëruar politikisht me vizitu veriun gjithmonë problematik, pa kurfarë qëllimi,synimi apo strategjie dhe më e rëndësishmja, pa ma të voglin koordinim me SHBA-t, apo me Brukselin.

7) Për aq sa lexohet dhe kuptohet drejtë kjo tërpi politike e Kurtit dhe Osmanit për aq do të rrjedhin votat gjetiu e jo për këtë tandem të dalldisur politik.

Tërpia për të përfitu simpati e vota elektorale në këtë fushatë Znj Osmani dhe Z Kurti i shtyri ta harrojnë atë që bëjnë serbët zakonisht suksesshëm duke u viktimizuar para Brukselit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme