Abdullahu: PDK-ja ka vija të kuqe me ata që mendojnë së në Washington ka thika mbi hartën e Kosovës

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka hedhur kritika ndaj subjektit të Vetëvendosje, duke thënë se Albin Kurti, nuk e ka dëshmuar kurrë përballjen me Serbinë.

”Asnjëherë Kurti nuk e ka dëshmuar se e ka prirjen për t’u bërë bashkë me vëllaun e vet për t’u përballur me Serbinë”.

”E di se tani me i ra tani tavolinës me grusht me thanë kemi me luftu korrupsionin, kemi me bë atë e atë, duartrokitesh”.

”Unë e kam hallin si qytetar i Kosovës si kandidat për deputet se si do të përballemi me Serbinë, ngase nga dy qeveritë e kaluara e pamë sa e vështirë është e e pamë në anën tjetër se çfarë prioriteti është”.

Tutje në Info Magazine, Abdullahu ka folur edhe për qasjen e subjekteve politike karshi ofertave për bashkëqeverisje, njofton Klan Kosova.

”Partitë politike gjithnjë e më pak po vendosin vija të kuqe. Kur nga Vetëvendosje thonë se do të fitojnë shumicën, e kur i ki krejt në demokraci nuk është e drejtë”.

”Përpjekja për të krijuar përshtypjen deri tek bindja se thuhet se do ta fitojnë shumicën si Vetëvendosja, është përpjekje që t’i bishtnohet përgjigjes që del nga pyetja se: Nëse fitoni ju si Vetëvendosje me kë do të bënit koalicion? – atëherë duhet të thonë ‘’ja me këta hajna të PDK-së, ja me këta hajnat e LDK-së’’”.

”Për t’i bishtnuar kësaj, Vetëvendosje ka gjetur formulën ndryshe nga hera e kaluar, thotë se ‘’do t’i fitojmë shumicën vetë, s’kemi nevojë për të tjerë’’ – kjo është vijë e kuqe e zezë, e tana të zezat janë në të. Kjo është qasje përjashtuese, për të marrë vota, për ta shitur atë ngase unë dhe të tjerët si unë kemi bërë vërejtje në të kaluarën si ka mundësi të fitosh simpati nga qytetarët e Kosovës duke akuzuar LDK-në, se janë hajna e kanë kapur shtetin e të tjera, ndërkohë pas pak të bësh koalicion me ta. Njëherë është ‘’Isë, Isë, argat i Serbisë’’, e pastaj bëhet Profesor. Për t’i bishtnuar kësaj mungese të logjikës pragmatike, është gjetur kjo formulë tjetër ‘’do ta fitojmë shumicën’’”.

Ndërsa shprehet optimist se Vetëvendosje nuk do të dalë fituese e zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

”Natyrisht që s’do ta fitojnë shumicën as që do të fitojnë zgjedhjet”.

”Edhe më herë nga PDK është thënë se nuk do të ketë vija të kuqe me askënd. Edhe Veseli e pati thënë që ‘’ne kemi vija të kuqe vetëm me Serbinë’’”.

”Ky është parim që do duhej të ndiqej, dhe është parim, premisë për të krijuar unitetin që po na mungon e që po dëmtohet me qëllim, pavarësisht se po dëmtohet po shkohet nga kjo për të fituar më shumë vota”.

E lidhur me këtë, Faton Abdullahu shprehet se subjekti që ai përfaqëson në këto zgjedhje, ka vija të kuqe ndaj atyre që mendojnë se në Washington ka thika mbi hartën e Kosovës.

”PDK nuk ka vija të kuqe, por ama PDK ka vija të kuqe me të gjithë ata që mendojnë se në Washington ka thika mbi hartën e Kosovës”.

”Prandaj, unë jam njëri nga ata që them se po, do të ketë referendum por ka referendum tash në Kosovë më 14 shkurt, për ta mbrojtur dhe vazhduar proamerikanizmin në Kosovë”.

”Nëse kjo vijë dëmtohet, atëherë PDK, vendos vija të kuqe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme