Dialogu me Serbinë dhe çështjet tjera të brendshme po konsiderohen si sfida të radhës të Qeverisë së Avdullah Hotit.
Sfidë tjetër sipas analistit politik, Faton Abdullahu, është edhe mungesa e koordinimit brenda koalicionit.
Qeverinë Hoti, Avdullahu e quan minore, pasi sipas tij, pjesa më e madhe e deuptetëve të PDK-së dhe VV-së janë jashtë saj.
Madje, ai thotë se Qeveria Hoti i ka të gjitha problemet përbrenda saj, duke filluar nga deklaratat e Haradinaj dhe Limaj.
“Qeveria Hoti është qeveri minore dhe ka probleme të natyrave të ndryshme që determinohen nga fakti se është Qeveri e vogël. Një nga arsyet pse është e tillë është për shkakun se pjesa më e madhe e deuptetëve të PDK-së dhe VV-së janë jashtë saj. Ky është problem i cili mund të tejkalohet. Qeveria Hoti ka probleme brenda saj dhe kuptuam edhe nga deklaratat e Haradinajt dhe Limajt, aëherë ky është problem i madh dhe vihet në pyetje dialogu dhe ekzistenca e Qeverisë Hoti, sepse është shumë e vështirë ti përballojë fenomenet e kësaj natyre dhe të vazhdojë edhe dialogun dhe proceset të tjera”, shtoi Avdullahu.
Ai tha se gjithçka do të varet nga dialogu që do të zhvillohet në Bruksel, me kusht që do të mund të merret diçka e mirë nga ky proces shumë i tejzgjatur.
“Është e vështirë të thuhet tani se nuk do të vazhdojë dialogu duke pasur parasysh të gjitha rrethanat , por do të varet shumë nga dialogu nëse kësaj Qeverie do ti shkojë për dorë që atë që po i mungon në Prishtinë ta marrë në Bruksel duke i pri procesit të dialogut, atëherë mund të vazhdojë kjo Qeveri me kusht që do të involvohen drejtpërsëdrejti amerikanët përkatësisht Washingtoni Zyrtar me kusht që do tu mund të merret diçka e mirë nga ky proces shumë i koklavitur”, shtoi ai.
Sipas tij, tani për tani lajm i mirë është involvimi i amerikanëve qoftë edhe i tërthortë.
Analisti politik Abdullahu, shtoi se kordinimi ndërmjet Brukselit dhe Washningtonin do të ishte në të mirë të vendit, sepse ky do të mund të jetë riktihmi i SHBA-së në proces të dialogut Kosovë-Serbi.
“E mira është që duke pasur parasysh çfarë po ndodh në Bruksel është një pregaditje “Ad-Hoc” e dialogut tonë me Serbinë, ku është i mirseardhur involvimi nga SHBA. Nëse ndodh që të kordinohet Brukseli me Ëashningtonin edhe kjo është pozitive sepse kemi riktihmin e SHBA-së në proces të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që është garancë e fortë se ajo për çfarë mirremi vesh edhe do të zbatohet. E ardhmja e dialogut pa SHBA-në nuk është e mirë dhe zor të pritet diçka konkrete për neve”, shtoi Abdullahu.
Mes tjerash, Abdullahu tha se çfardo që ndërmerr kryeministri Hoti duhet të koordinohet dhe ti respektojë partnerët e saj përbrenda koalicionit sepse është shumë i brishtë.
Ai foli edhe për problemet Qeveri e Kuvend, të cilët nuk po mund të kordinohet për gjërat më të rëndësishme për vendin.
“Qeveria Hoti është e brishtë sepse është minore dhe cfardo mos kordinimi i veprimeve të ardhshme me partnerët e koalicionit është vdekjeprurëse për të. Çfardo shpërfillje e partnerëve të koalicionit është me pasoja dhe mund të jetë e keqe edhe për dialogun. Përbrenda Lidhjes Demoraktike të Kosovës problemet që kanë ekzistuar me zonjën Osmani determinojnë edhe problemet që janë shumë të mëdha Qeveri Kuvendi i Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi nuk po kordinohet për gjëra më të rëndësishme”, shtoi ai.
Tutje, analisti politik, Abdullahu tha se ajo çka mund të bëjë kryeministri Hoti që të mbijetojë është që institucionalisht ta krijojë një balancë ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit.
“Qeveria Hoti përballet me shumë probleme të cilat determinohen edhe për shkak të faktit se nuk ka vota të mjaftueshme . Tani e ka të vështirë ti sigurojë edhe 61 vota, e le mo për procese të tjera kur kërkohen më shumë vota. Prandaj Qeveria Hoti duhet të jetë shumë e kujdesshme çfarë veprime po ndërmerr. Prandaj ajo më e mira që mund të bëjë Qeveria Hoti që të mbijetojë është që institucionalisht ta krijojë një balancë që do të funksionojë raportin e Qeverisë me Kuvendin, i cili nuk është raport i mirë dhe ky rapaort i keq po determinohet nga hapat politik të cilat i ka bërë LDK-ja me herët ngase ata janë të pritur vazhdimisht ta fajësojnë zonjën Osmani dhe po harrojnë që vet janë shumë të pasinqertë me qyetarin e Kosovës dhe partnerin VV-në, dhe nuk janë të sinqertë as me veten”, shtoi ai.