Abelard Tahiri e çon djalin te varri i Mujë Krasniqit: Liria ka emër dhe histori

Prishtinë | 14 Dhj 2025 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri, ka bërë një postim prekës në 27 vjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqit – Kapuçit, me bashkëluftëtarë.

Përmes Facebook-ut, ai bëri me dije se djali i tij Pirroja, bëri homazhe te varri i Mujës.

Tahiri tha se për të gjithë fëmijët tanë: liria ka emër, ka histori dhe ka përgjegjësi.

“Këtu, para sakrificës që na solli lirinë, e kaluara dhe e ardhmja takohen në heshtje. E kaluara na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak, guxim dhe besim”, ka shkruar Tahiri.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së theksoi se “E ardhmja na obligon që atë sakrificë ta ruajmë, ta nderojmë dhe ta bëjmë të vlejë, me drejtësi, dinjitet dhe dashuri për vendin”.

“Lavdi dëshmorëve të UÇK-së”, përfundon shkrimi i Tahirit në Facebook.

Të ngjashme