Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka hedhur kutinë e votimit, në të cilën ishte paraparë që të futeshin votat për zgjedhjen anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Kjo ndodhi në saje të kundërshtimit të opozitës, për shkak të mosformimit të Komisionit Hetimor për energji elektrike.