Pas situatës së tensionuar në seancën e sotme të Kuvendit, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të mbahet në orën 14 e 45, në hollin e Kuvendit.
“Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban Konferencë për media në Hollin e Kuvendit të Kosovës, sot (e enjte) ora 14:45”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Tahiri e ka hedhur kutinë e votimit që u vendos para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LVV-së, Salih Zyba u mundua t’ia hiqte nga duart.