Abelard Tahiri: PDK në pozicion të mirë për t’i fituar zgjedhjet dhe për të sfiduar keqqeverisjen

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shprehur bindjen se PDK është në rritje dhe në garë serioze për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme.

Në një emision televiziv, Tahiri tha se beson se Partia Demokratike e Kosovës po konsolidohet dhe se udhëheqja e re po sjell energji dhe shpresë për qytetarët.

“Unë besoj se Partia Demokratike e Kosovës do të rritet, besoj që ne jemi në garë me i fitu zgjedhjet”, deklaroi Tahiri.

Ai vlerësoi punën e kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se drejtimi i tij po i jep partisë një hov të ri politik.

“Besoj që zoti Hamza si kryetar tashmë i ri i Partisë Demokratike është duke e bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, programi politik dhe angazhimi i Hamzës përbëjnë një shpresë reale për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Mendoj që programi i tij dhe angazhimi i tij politik është shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Tahiri theksoi se PDK ndodhet në një pozitë të favorshme për të sfiduar qeverisjen aktuale dhe për të ofruar një alternativë të re politike në vend.

“Mendoj që PDK është në një pozicion shumë të mirë për të sfiduar keqqeverisjen e këtyre pesë viteve dhe për ta krijuar një ambient të ri politik”, shtoi Tahiri.

Të ngjashme