Abelard Tahiri: PDK së shpejti del me qëndrim për qeveri të tranzicionit

Prishtinë | 07 Maj 2025 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Abelard Tahiri ka thënë se PDK së shpejti del me qëndrim për qeveri të tranzicionit, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk dha qëndrimin e tij sa i përket kësaj çështjeje, veçse sa tha se konstituimit të Kuvendit do t’i japin rrugë atëherë kur ka “kandidat të pranueshëm”.

“Besoj që shumë shpejt do të na vjen ftesa për takim, janë takime të rregullta të kryesisë që mbahen. Kështu që edhe do të diskutohet [ftesa e Abdixhikuit]. Qëndrimin tim personal nuk mund ta them këtu sepse është qëndrim i partisë. Konstituimit të Kuvendit i japim rrugë atëherë kur kemi një kandidat të pranueshëm. Sot me kandidaten në fjalë [Albulena Haxhiu] normalisht qëndrimi do të jetë i njëjtë”, deklaroi Tahiri.

I pyetur se a janë pro qeverisë së përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, Tahiri tha se “do të flasë kryetari i partisë për këto çështje”.

Kështu u shpreh Tahiri para vazhdimit të seancës konstituive, e cila është përpjekje e dymbëdhjetë për konstituim të Kuvendit.

Të ngjashme